Termat dhe Kushtet
KUSHTET E PËRDORIMIT DHE TË PRIVATËSISË SË APLIKACIONIT
“APLIKACIONI TISPARK”
Kushtet e Përgjithshme të Ofrimit të Aplikacionit “APLIKACIONI TISPARK”“APLIKACIONI TISPARK” (këtu e në vijim referuar si "Aplikacioni") ofrohet nga PARX LTD, e cila në
përgjegjësinë e saj të plotë merr përsipër ofrimin, menaxhimin, mirëmbajtjen dhe vënien e tij në
dispozicion të qytetarëve.
Aplikacioni është përgatitur nga PARX LTD me një ekperiencë disa vjeçare në teknologjinë e
informacionit dhe sistemit të parkimit në Evropë, Azi dhe SHBA. Përdorimi i aplikacionit ju ofron një
mënyrë shumë e thjeshtë për të kryer pagesën e tarifës së parkimit në qytetin e Vlorës. Aplikacioni i
lejon përdoruesit të gjejnë shpejt dhe thjeshtë një vend parkimi, gjithashtu të kontrollojnë gjëndjen e
parkimit direkt nga celulari nëpërmjet një ndërfaqeje inteligjente. Përdoruesit për të pasur mundësinë
që të përdorin këtë shërbim duhet fillimisht të shkarkojnë aplikacionin dhe më pas të regjistrohen.
Shkarkimi i Aplikacionit
Aplikacioni për smartphone është i disponueshëm në Play Store dhe mund të përdoret në dy sisteme
operative: Android dhe iOS dhe iu ofrohet të gjithë personave mbi 18 vjeç.
Funksionaliteti i AplikacionitAplikacioni u jep përdoruesve një zgjidhje të lehtë për parkimin nëpërmjet një celulari smartphone.
Përdoruesi i aplikacionit duhet të ketë internet në smartphone-in e tij dhe duhet të jetë i regjistruar për
të përdorur programin, ky regjistrim mund të behet direkt nga celulari ose në faqen e internetit
www.tispark.al. Për të filluar parkimin nëpërmjet aplikacionit për smartphone, përdoruesi duhet të
vendosë emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin në formularin e identifikimit, më pas duhet të konfirmojë
numrin e celularit me të cilin është regjistruar. Në ndërfaqen e aplikacionit përdoruesi përcakton zonën
ku do të parkojë dhe targën e automjetit që do të parkojë. Përdoruesi zgjedh kohën sesa do të qëndrojë
në parkim dhe shtypë butonin jeshil “FILLO” për të filluar tarifimin, ose përdoruesi mund të fillojë
parkimin me kohë të pacaktuar. Përdoruesi mund të zgjasë kohën e parkimit nëpërmjet butonit “ZGJERO
PARKIMIN”. Përdoruesi gjithashtu, mund të vendosë kujtesën (alarmin) për përfundimin e parkimit. Për
të përfunduar parkimin kur përdoruesi është kthyer në automjet, duhet të shtypë butonin e kuq
“NDALO”.
Aplikacioni ofron mundësinë që përdoruesi të mund të shtojë deri në pesë targa automjetesh në
llogarinë e tij. Gjithashtu aplikacioni i mundëson klientit të lokalizojë automjetin e parkuar nëpërmjet
GPS-it, “SHKO TE MAKINA”.
Përdoruesi mund të kontrollojë në çdo kohë historikun e parkimit, pagesave dhe gjithashtu të bëjë
konfigurimet e nevojshme të Aplikacionit si dhe rimbushjen me kohë parkimi nëpërmjet “LLOGARIA
IME”.
Aplikacioni do të tarifojë për minutë, vetëm për kohën që qëndroni në parkim dhe ndalon automatikisht
kur të ketë përfunduar orari zyrtar i parkimit me pagesë. Për përdoruesit e aplikacionit, sistemi ofron
transparencë, siguri dhe konfidencialitet, të dhënat e përdoruesve në serverat tanë janë të mbrojtura
sipas legjislacionit në fuqi “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Mbrojtja e të dhënave personaleShoqëria TISPARK e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave tuaja personale si çështje shumë
të rëndësishme dhe është përkushtuar të zbatojë kuadrin ligjor në mbrojtjen dhe respektimin e tyre,
ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr. 9887 datë 10.03.2008
“Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar dhe aktet e tjera nënligjore në zbatimin e tyre.
Termat e mëposhtëm ju informojnë sesi administrohen të dhënat tuaja personale që mblidhen dhe
përpunohen përmes aplikacionit.
Përpunimi i të dhënave dhe përhapja e tyreParimet e përpunimit të të dhënave:
• Të dhënat personale përdoren gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi
• Përpunimi bëhet për qëllime specifike, të përcaktuara qartë dhe janë legjitime
• Në rastet kur paraqitet e nevojshme, të dhënat do të përditësohen duke ndërmarrë çdo hap të
arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të
cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej
• Përpunimi bëhet në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme
Ruajtja e të dhënave, korrigjimi dhe fshirja e tyreTë dhënat personale do të ruhen në mënyrë të sigurt në servarat e shoqërisë “TISPARK”, për aq kohë sa
është e nevojshme sipas qëllimit kryesor të mbledhjes së tyre, më pas ato do të fshihen.
Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjne e të dhënave, kur
vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe
mbledhur në kundërshtim me dispozitat e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale.
Shoqëria TISPARK, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave do t’ju
informojë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose jo të bllokimit, korrigjimin apo fshirjen.
Përhapja e të dhënave personaleShoqëria TISPARK nuk i shfaq të dhënat e përdoruesit jashtë shoqërisë përveçse në rastet kur:
• Miratoni të ndajmë të dhënat tuaja më një palë të tretë si operator telefonik/interneti të cilët janë në
bashkëpunim me ne dhe në shërbimin tuaj
• Kërkoni nga shoqëria t’ju ofrojë shërbime shtesë të produktit/shërbimit
Shoqëria TISPARK do të zbulojë të dhënat tuaja personale në rast se kjo kërkohet ligjërisht, ose në
rrethana të veçanta për të mbrojtuar sigurinë personale apo publike.
Privatësia dhe politika e sigurisëÇdo informacion personal i mëposhtëm i cili do të jetë i vlefshëm për TISPARK gjatë përdorimit të
aplikacionit do të trajtohet si konfidencial:
• Emër / Mbiemër
• Informacione të tjera të kontaktit si p.sh: numri i telefonit, adresa e email- it, dhe informacione të tjera
të ngjashme
• Çdo informacion tjetër i nevojshëm për t’ju siguruar shërbimin e kërkuar
Siguria në internetShoqëria TISPARK ka marrë masa për të mbrojtur të dhënat tuaja personale. Megjithatë Ju sugjerojmë të
merrni çdo masë për të mbrojtur të dhënat tuaja, kur jeni në internet. Këtë mund ta bëni duke
ndryshuar shpesh fjalëkalimin tuaj, me anë të përdorimit të kombinimit të numrave dhe shkronjave.
Nëse nuk bini dakord me këto Terma dhe Kushte ju nuk do të keni mundësinë ta përdorni “Aplikacionin
TISPARK”. Ju mund të çregjistoheni nga përdorimi i aplikacionit në çdo moment dhe të gjitha të dhënat
tuaja personale të mbledhura për qëllime të ofrimit të “Aplikacionit TISPARK” do të fshihen
automatikisht.